Ndryshojnë aktakuzat ndaj personave përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj deputetit të Kuvendit të Maqedonisë, Ziadin Sela, më 27 prill të vitit të kaluar.
Për Aleksander Janevskin-Toshta është vendosur që të mbetet akuza për tentim vrasje. Kjo ka sjellë si pasojë përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe është transportuar në Qendrën Emergjente, raporton Tv21 nga Shkupi.
Për Sasho Senkov është tërhequr aktakuza pasi nga analiza e dëshmive doli se nuk e ka kryer veprën penale. Për dy të akuzuar të tjerë aktakuaza është rikualifikuar nga tentativë për vrasje në vepër penale dhunë, ndërsa për shtatë të akuzuarit e tjerë mbetet e njëjta aktakuzë.
Artikuj të ngjashëm
-
15 të amnistuar deri tani për dhunën në Kuvendin maqedonas
-
Fillon gjykimi për tentim vrasje ndaj Zijadin Selës dhe ngjarjeve të 27 prillit
-
Sulmuesve të Ziadin Selës, 82 vite burg
-
Për dhunë ndaj Zijadin Selës, Pavllevskit 3 vjet e Georgievskit 14 muaj burgim
-
Pendohen sulmuesit e Selës, presin dënim me kusht