Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohet një serb në Suharekë, dyshohet për krime lufte

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 12:00, në hyrje të autostradës në Reshtan të Suharekës, për interes të Gjykatës Themelore në Prizren-Departamenti për Krime të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës është arrestuar i dyshuari B. M. serb, i cili gjer më tani ndodhej në arrati.

Mediat serbe sot kanë njoftuar se në Suharekë është arrestuar një 74-vjeçar me iniciale B.M, me akuzën për “Krime të Rënda”, dhe “Krime Lufte”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai, siç transmeton RTS, gjoja është nxjerrë nga grupi i serbëve të cilët kanë shkuar për të vizituar shtëpitë e veta në Mushtisht të Suharekës.

Ndaj këtij arrestimi, ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë , Marko Gjuriq, i cili ka thënë se ky arrestim, sipas tij është “vazhdim i politikës së spastrimit etnik të popullit serb”.

Në fund të reagimit të tij, Gjuriq është kërcënuar se durimi i autoriteteve në Serbi nuk është i pakufishëm dhe se “normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të bëhet nëse pala tjetër nuk e do”.