Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Korçës kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Green border 2” – ku janë arrestuar një punonjës i Policisë Kufitare dhe 2 shtetas të tjerë, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, shkruan Koha Ditore.
SHÇBA kishte regjistruar një procedim penal mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë e Maqedonisë në mënyrë ilegale, mes tyre me destinacion final Francën për kërkim azili.
Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të identifikohej dhe dokumentohej ky aktivitet kriminal. Ditën e diel strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, Korçë. Në pranga përfunduan edhe Majlinda Seiti, 52 vjeçe, dhe Adriano Kocoli, 52 vjeç, lindur e banues në Korçë.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Dy policë kufitarë arrestohen për bashkëpunim në trafikim me njerëz për në Greqi
-
Arrestohen dy persona në Shqipëri, transportuan 57 emigrantë të paligjshëm
-
Arrestohen 5 persona për kontrabandim me mallra në Korçë, në mesin e tyre dy policë e një doganier
-
Megaoperacioni “Mos lëviz” prangos 61 shtetas shqiptarë dhe të huaj
-
Gjashtë policë shqiptarë në pranga për trafikim me refugjatë në kufi me Greqinë