Në pikëkalimin kufitar midis Kosovës e Serbisë, Jarinje, autoritetet e Kosovës sot kanë arrestuar serbin Dejan Sllaviq (44), i dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Dejan Sllaviq, i cili deri më 2003 jetonte në Obiliq, ndërsa aktualisht jeton në Llazarevac (Serbi), u arrestua derisa po vinte në drejtim të Kosovës në pikëkalimin kufitar midis dy vendeve, Jarinje, raporton RTS, transmeton Koha.net. Po sipas këtij burimi atij iu shqiptua mbajtja në arrest 48 orësh.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë arrestimin e Sllaviqit me dyshime për krime lufte e ka quajtur vazhdim të praktikës së arrestimit në kundërshtim me drejtësinë dhe standardet demokratike në bazë të regjistrave sekretë, të cilët siç tregon përvoja e deritashme, janë sajuar kryesisht në bazë të kallëzimeve dhe të dëshmive të rreme.
Qëllim i praktikës së tillë, siç thuhet, është krijimi i pasigurisë dhe i frikës në radhët e popullit serb në Kosovë (e Metohi, siç vazhdon Beogradi Zyrtar ta quaj shtetin e Kosovës), kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe dekurajomi për kthim i personave të zhvendosurve interno.
Sipas raportimit të medieve serbe, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i ka siguruar ndihmë juridike Dejan Sllaviqit, transmeton Koha.net.
-
Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte me grupet e MUP-it serb
-
Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile
-
Arrestohet një shtetas serb i dyshuar për krime lufte
-
Në Jarinjë arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë
-
Lirohet nga paraburgimi Dejan Sllaviq, i dyshuar për krime lufte