Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes

Vetëvendosje njofton se sot janë arrestuar dy aktivistë të saj: Veton Dragusha e Blerim Maçastena, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit, ata janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta të mëhershme.

Lajmin për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës me një kumtesë të veten:

Më datë 21.04.2017 rreth orës 09:00, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar dy urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për sigurimin e prezencës së dy personave në seancë gjyqësore.

Urdhëresat janë e nxjerrë në muajin prill të këtij viti, dhe në to janë specifikuar detyrimet, për policinë, që të pandehurin V.D dhe B.M, me datën 21.04.2016, të dërgohen në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Gjykatën themelore.

Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës.