Ish- zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka thënë se me arrestimin e policëve për dyshimet për keqtrajtim të qytetarëve po tregohet se sundimi i ligjit është në rrugë të drejtë.
Në Interaktiv të KTV-së, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, e ka cilësuar Policinë si ndër mekanizmat më të suksesshëm në vend, ndërsa ka thënë se “ndodh që dikush nga më shumë se 9000 pjesëtarët e Policisë të tejkalojë përdorimin e forcës”.
“Jemi të informuar për arrestimin dhe suspendimin e disa zyrtarëve policorë. Kjo tregon që sundimi i ligjit është në rrugë të drejtë Inspektorati Policor i Kosovës është ndër mekanizmat më të mirë në rajon”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Për 6 muaj, mbi 900 ankesa për policët, 118 të suspenduar e 90 të arrestuar
-
Ish-drejtori i Policisë, Qalaj: Gjendja në Polici kurrë s’ka qenë më e keqe
-
27 policë të arrestuar gjatë këtij viti, 65 të tjerë të suspenduar
-
Kosnetti reagon për arrestimin e policëve, nxit qytetarët të raportojnë keqpërdorimet
-
Për dy muaj janë arrestuar 12 policë dhe 23 janë suspenduar