Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Armët ilegale në duart e qytetarëve të Kosovës në shifra shqetësuese

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së u diskutua për rrezikimin e sigurisë publike nga armët ilegale.

Të ftuar në emision ishin Nuredin Ibishi, ish-anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Mensur Hoti, drejtor i Departamentit për Siguri Publike në MPB dhe Avni Islami, njohës i fushës së sigurisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ibishi tha se është shqetësuese kur përmenden shifrat se në Kosovë gjenden mbi 340 mijë armë ilegale.

Por, ai tha se nëse bëjmë krahasim me vendet e rajonit, të cilat kanë dal nga lufta, ky numër nuk është i madh.

“Shembull është Serbia e cila i ka rreth 3 milionë armë ilegale. I njëjti shqetësim është edhe për vendet tjera në Ballkan që kanë dal nga lufta”, ka thënë Ibishi.

Ndërkaq, Hoti nga Ministria e Brendshme, tha se në gjithë botën llogaritet se janë rreth 800 milionë armë të paligjshme në duart e qytetarëve.

“Statistikat e fundit të vitit 2015 tregojnë për 110 mijë armë ilegale më pak se në statistikat e vitit 2005, që i bie se kemi rënie në 260 mijë armë të cilat janë në posedim të paligjshëm në duar të qytetarëve. Krejt kjo rënie e numrit të armëve ilegale i atribuohet ligjit të ri për legalizim të armëve si dhe konfiskimit të rreth 2 mijë armëve në vit nga policia e Kosovës”, ka theksuar Hoti.


Armët ilegale në duart e qytetarëve të Kosovës... by kohanet
Armët ilegale në duart e qytetarëve të Kosovës... by kohanet