Bordi i Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka vendosur të kërkojë ekspertizë ndërkombëtare para se të marrë vendim për kontestin në mes Telekomit dhe “Z Mobile” rreth numrave që kjo e fundit ka përdorur gjatë operimit të saj.
Këtë vendim e ka marrë në një nga mbledhjet e mbajtura pas ndërprerjes së bashkëpunimit në mes të Telekomit dhe “Z-mobile”, shkruan sot Koha Ditore.
Termat e referencës për këtë ekspertizë, sipas një komunikate të lëshuar nga Bordi i ARKEP-it, janë miratuar dhe procedurat e përzgjedhjes për kompaninë që do ta bëjë ekspertizën thuhet se do të bëhen në një afat sa më të shpejtë nga Agjencia Qendrore e Prokurimit publik, e cila është përgjegjëse për prokurimet e ARKEP-it.
Për këtë çështje, sipas kësaj komunikate, ARKEP-i ka kërkuar edhe ndihmën e Organit Evropian të Rregullatorëve të Komunikimeve Elektronike. Kjo thuhet se është bërë duke ditur rëndësinë e kësaj çështjeje, si dhe bazuar në faktin që Republika e Kosovës në fushën e komunikimeve elektronike e shfrytëzon plotësisht kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Dida: Korrupsioni në PTK nisi me tenderin e telefonisë mobile
-
INDEP i kërkon ZRRE-së të sigurojë mbrojtje të konsumatorëve në procesin tarifor
-
"Përditësimi i të dhënave” dhe “Gjoba në trafik”, ARKEP-i alarmon për mashtrime përmes SMS-ve
-
Shala: Vetëm Prokurori i Shtetit mund të autorizojë ekzaminimin e telefonave të sekuestruar
-
Ekzaminimi i telefonave pa vendim gjyqësor – sonte në “Interaktiv” me Gzim Shalën