Qëndrim Arifi nga nga Iniciativa për Progres deklaroi se ende nuk ka parë ndonjë përparim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, derisa sipas tij, problematika e parë është jotransparenca.
Ai tha të enjten në Interaktiv të KTV-së, se e ka një kërkesë zyrtare ende pa papërgjigje rreth fundjavës që Rama me kabinetin e kaloi javë më parë në Pejë.
“Çështja është se kemi kërkuar kush nga ata zyrtarë kanë marrë pjesë në atë fundjavë pune, çfarë pozita ata mbajnë. Çfarë temash apo planesh kanë dalë nga ajo tryezë”, tha ai.
Sipas Arifit, nga plani i prokurimit që ka parë, nuk sheh shpresë se mund të përfundohet ndonjë projekt brenda pak kohësh.
“S’kam asnjë informacion për projektet e mëdha që janë duke u shtyrë. Besoj se janë në atë fazë që as publiku s’mund t’i dijë. Atë plan prokurimi kam parë, kam parë pak shpresë që të ketë zbatim të tij... Te rruga ‘Muharrem Fejza’, ka probleme e kundërthënie mes kanalizimeve qoftë të ujësjellësit, qoftë të rrjetit elektrik. Në gypa të kanalizimit ka kabllo elektrike. Duhet të bëhet edhe një fizibilitet se çka është bërë atë”, tha Arifi.
Edhe
Kabineti “Rama 2” pa drejtorë
Zyrtari i INPO-s theksoi se qentë endacakë dhe çështja e urbanizimit janë ndër temat rrëmujë që duhet t’i trajtojë kryetari Rama.
“Çdo rregullim që fillon për herë të parë ballafaqohet me rezistencë. Problemi i parkingut është se merret një taksë por nuk sigurohet vendi për t’u parkuar. Paguajnë pa marrë shërbime, ani pse rregullorja s’ka zgjidhje për qytetarët që kanë dy vetura. E dyta kudo që zihet mund të bllokohet. Mendoj që sado që s’është bërë ndonjë analizë për Prishtina Parking, strategjia e punës ka qenë e gabuar”, tha ai.
-
Salihu: Vonesat për drejtorët në Prishtinë mund të lidhen me pritjen për koalicion VV-LDK ose “pazar” për presidentin
-
Rama: Prishtina po transformohet, por jemi bllokuar nga niveli qendror
-
7 minuta ecje deri në qendër, premtimi i Ramës që s’gjeti realizim
-
6 ditë pas përurimit, tuneli i Kurrizit i mbyllur shkaku i punimeve të papërfunduara