Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arifaj: Thaçi ende nuk ka marrë vendim për seancën konstitutive të Kuvendit

Mbetet e paqartë thirrja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Këshilltari i presidentit, Ardian Arifaj ka thënë për KTV-në se presidenti, Hashim Thaçi, ende nuk ka marrë vendim për këtë çështje dhe se sapo të ndodhë, data do të publikohet.

Një ditë më parë, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj pas takimit me presidentin Thaçi, tha se seanca konstituive do të mbahet javën që vjen.