Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ardita Sinani merr udhëheqjen në Preshevë

Pas dorëheqjes së Shqipërim Arifit nga kreu i Komunës së Preshevës, e para e kësaj komune është zgjedhur Ardita Sinani.

Sinani u zgjodh nga Kuvendi i Komunës së Preshevës, ku të pranishëm ishin 22 këshilltarë komunalë.

Ardita Sinani vjen nga Partia për Veprim Demokratik, ndërsa shkollimin universitar e ka përfunduar në Prishtinë. Për një kohë ka punuar në kabinetin e ish-kryetarit të kësaj komune Riza Halimi, ndërsa ishte edhe mësimdhënëse e Informatikës, raporton Ksp.

Sinani është gruaja e parë në krye të një komune nga Lugina e Preshevës.