Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ARBK-ja shfuqizon edhe certifikatën e Art Motion

Agjencia për Regjistrimin e Biznesit (ARB) ka shfuqizuar edhe certifikatën e biznesit të kompanisë Art Motion.

Vendimi është marr të enjten zëvendësdrejtoresha e ARBK-së, Lebibe Haliti.

Certifikata e biznesit e kompanisë Art Motion shfuqizohet nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ARBK-së, për shkak të kërcënimit serioz ndaj sigurisë publike, të shkaktuar me shkeljen e normave kushtetuese nga vetë ky biznes, dëshmuar përmes mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës gjatë regjistrimit, përfshirë gëzimin e statusit të investitorit të huaj me të gjitha benefitet që sjell I njëjti me legjislacionin në fuqi, e në lajthitje të institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në arsyetim të vendimit.

Image

 

Artikuj të ngjashëm