Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kanë inspektuar punimet në urën 5.7-kilometërshe Kaçanik-Hani i Elezit, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”.
“Gjatë kësaj vizite u informuan nga afër me dinamikën e punimeve nga Drejtori i Projektit Riyadh Alkhazraji, i cili tha se punimet në këtë segment, i cili shënon edhe fundin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’, janë duke u realizuar 7 ditë në javë, me dy ndërrime, dhe se në këtë segment janë të angazhuara mbi 300 kompani vendore me afro 4000 punonjës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Haradinaj dhe Lekaj kanë kërkuar nga kompania që të mbahet dinamika e punimeve, në mënyrë që kjo autostradë të jetë e gatshme për festat e fundvitit.
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave
-
Haradinaj kritikon Kurtin për Autostradën e Dukagjinit: Është lënë në harresë
-
Rasti “53-milionëshi”, eksperti financiar habitet me “Bechtel & Enkan”
-
Rama për hekurudhën Prishtinë-Durrës: Me Kurtin do t’i eksplorojmë dy pista financimi
-
Anulohet seanca në rastin e njohur si “53-milionëshi”