Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Pasi Kuvendi i Kosovës sot dështoi ta kalojë Demarkacionin, ratifikimi i të cilit po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Apostolova bëri apel për udhëheqësit e vendit.
"Gjetja e konsensusit për votimin e demarkacionit tregon lidership. U bëj thirrje politikanëve të Kosovës të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe për rininë e Kosovës", ka shkruar Apostolova në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Delawie u bën thirrje deputetëve ta votojnë sot demarkacionin
-
Ndërkombëtarë e vendorë kërkojnë votë për demarkacion
-
Ndërkombëtarë e vendorë kërkojnë votë për demarkacion
-
Apostolova dhe Veseli bëjnë thirrje për votim të demarkacionit
-
Shefja e BE-së i gëzohet arritjes së marrëveshjes partiake për demarkacionin