Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Një nga temat e takimit ishte vizita zyrtare e kryeministrit Kurti në Bruksel. Nga ana e saj, Apostolova përsëriti rezultatin pozitiv të heqjes graduale të tarifës me Serbinë.
Në lidhje me heqjen e plotë të tarifës, kryeministri Kurti argumentoi se heqja e plotë e saj do të vijë si rrjedhojë e vendosjes së besimit në respektin e plotë e të ndërsjellët mes të dyja palëve.
SHBA-ja tash e një kohë ka paralajmëruar sanksione ndaj Kosovës si rrjedhojë e mosdëgjueshmërisë së qeverisë Kurti për heqjen e plotë të taksës.
Artikuj të ngjashëm
-
Reagimet pas paralajmërimit të Kurtit për heqjen e taksës
-
BE-ja përshëndet paralajmërimin e Kurtit për heqjen e tarifës, në pritje të detajeve shtesë
-
Taksa do të zëvendësohet me reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar
-
Kurti thotë se taksën 100% do ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë
-
Kurti kërkon sanksionimin e Serbisë: Kosova nuk mund të mbetet peng i saj