Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar mirëseardhje përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i cili sot do të qëndrojë në vendin tonë.
Ajo e ka bërë këtë me një “cicërimë” në Twitter duke iu përgjigjur postimit të vet spanjollit që kishte paralajmëruar ardhjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mirësevjen në Kosovë, Josep Borrell! Vizita e parë është gjithnjë e veçantë”, shkroi ajo.
Welcome to Kosovo @JosepBorrellF! The first time is always special! https://t.co/2grdIcaaQ4
— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) January 29, 2020
Kujtojmë se Borrelli sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, me përfaqësues të partive parlamentare si dhe përfaqësues të komuniteteve dhe kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.