Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka njoftuar se sot ka biseduar me ministren e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Financave, Besnik Bislimi për gjendjen e krijuar pas pandemisë COVID-19.
Sipas një postimi në Twitter, Apostolva ka thënë se BE vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Kosovën.
“Kam folur sot me ministren Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi, dhe Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19. Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro nga BE në 2-6 muaj përmes ndihmës makro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe granteve IPA 2, mbështetjes së sektorit privat, bujqësisë dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Apostolova në Ditën e Evropës: Planifikojmë t’i ndajmë 160 milionë euro për Kosovën
-
Kosova përfiton mbi 130 milionë euro fonde nga BE-ja
-
KE-ja ndan edhe 50 milionë euro për Kosovën
-
BE-ja ia dha Kosovës 24 milionë euro për të zbutur ndikimin e COVID-19
-
BE-ja mbështet Kosovën me 26.5 milionë euro për ta luftuar ndikimin të krizës së COVID-19