Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aplikimi për shtesën 100 euro shtyn ekzekutimin e pensioneve

Euro

Pagesa e pensioneve e paraparë të kryhej të hënën, është shtyrë për të martën.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të hënën, se arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 eurosh, sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për përballje me inflacion.

Sipas kësaj ministrie, ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

“Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intensivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites”, thuhet në njoftimin e ministrisë.