Aplikacionin për Trafikun Urban në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve komunale i lansuar vitin e kaluar nga Komuna e Prishtinës, nuk është përditësuar me të dhëna për linjat e reja.
21 autobusët e rinj urbanë kanë nisur të qarkullojnë në disa linja të reja, raporton 038 në KTV.
Risi është linja e Kalabrisë dhe linjës 3, që i shtohet edhe një sub-linjë që kalon te “Princi i Arbërit” dhe përshkon edhe rrugën “Muharrem Fejza”.
Aplikacioni mundëson që qytetarët të njoftohen me kohën dhe vendndodhjen e autobusëve.
Qytetarët thonë se autobusët e rinj janë gjithmonë në kohë dhe shprehen të kënaqur me shtimin e linjave të reja.
Aplikacioni, aktualisht, përmban vetëm informacionet për stacionet për linjat 1 dhe 4 si dhe të dhënat për 29 autobusët që operojnë në këto linja.
Edhe
Privatët protestojnë për linjën e re të autobusëve të Trafikut Urban, nuk do të ndalen
Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se bashkë me ndërmarrjen “Trafiku Urban” janë duke punuar që në aplikacion të përfshihen edhe linjat e reja.
Zëdhënësja Miranda Mullafazliu ka thënë se aplikacioni është në përpunim e sipër dhe së shpejti do të përditësohet me të dhëna për linjat tjera.