Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur që Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës të paguajnë 30 mijë euro dëmshpërblim prindërve të të ndjerës, Diana Kastrati, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Adnon Jashari, më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë.
Në aktgjykimin e Apelit të datës 10 shkurt, të cilin e ka siguruar KOHA, thuhet se detyrohen të paditurat, Këshilli Gjyqësor dhe Qeveria që të kompensojnë dëmin jo-material për dhimbjet e përjetuara shpirtërore të prindërve të Kastratit, për shkak të privimit nga jeta të vajzës së tyre, në vlerë totale prej 30 mijë eurosh.
“Detyrohen të paditurat Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës të dy me seli në Prishtinë, që në emër të kompensimit të dëmit jo material për dhimbjet e përjetuara shpirtërore, për shkak të privimit nga jeta të vajzës së paditësve, të ndjerës Diana Kastrati nga Prishtina, me datën 18.05.2011 në Prishtinë, nga ish bashkëshorti i saj, Adnon Jashari nga Prishtina, SOLIDARISHT t’ua kompensojnë paditësve Gëzim dhe Makfire Krasniqi të dy nga Prishtina, shumën totale prej 30,000 euro (tridhjetë mijë euro)”, thuhet në akgjykim.
Më 2 shtator 2019, Gjykata Themelore e Prizrenit vendosi që nëna e babai i Kastratit të dëmshpërbleheshin me 95.000 euro. Si në këtë vendim ashtu edhe në atë të së premtes shteti (përfshirë Këshillin Gjyqësor e Qeverinë) shpallen përgjegjës për shkeljen e së drejtës në jetë.

-
Nëna e Diana Kastratit pas vendimit të Apelit: Vajza e gra, ky akt është me prapavijë
-
Disa nga vrasjet e grave që tronditën publikun
-
Trupi gjykues e urdhëron Pjetër Shalën të paguajë 208 mijë euro për viktimat
-
Naser Pajazitaj i refuzon 61 mijë euro dëmshpërblim nga KGJK-ja, kërkon 1 milion
-
22 vjet burgim për vrasjen e 2019-s në Prishtinë