Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AP: Përfshirja e Rusisë mund ta komplikojë situatën

Agjencia Associated Press sonte nga Beogradi njofton se kryetari serb Vuçiq ka kërkuar këshilla nga kryetari rus Putin “si t’i kundërvihet dhunës dhe agresionit të Prishtinës kundër serbëve gjë që, siç vlerëson agjencia amerikane e lajmeve, mund t’i komplikojë përpjekjet e Perëndimit për të gjetur zgjidhje paqësore për krizën në Ballkan”, transmeton Koha.net.

"Përfshirja e Rusisë në konfliktin e Serbisë e të Kosovës mund të komplikojë përpjekjen nën mbikëqyrjen BE-së për të gjetur zgjidhje paqësore dhe të stopojë qëllimet e proklamuara të dy vendeve për anëtarësim", ka shkruar AP.

Beogradi dhe Prishtina, thotë agjencia, duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet për t’u anëtarësuar në BE.

"Edhe pse Serbia zyrtarisht kërkon anëtarësim në BE, në kohë të fundit po zhvillon marrëdhënie më të afërta politike e ushtarake me Rusinë", thekson AP.