Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Anulohet publikimi i shitjes së aseteve 38A

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e privatizimit të tokave shoqërore për një periudhë një-vjeçare, për promovimin e investimeve strategjike, Bordi i Drejtorëve të AKP-së ka anuluar publikimin e shitjes së aseteve 38A, e paraparë për publikim më 11 nëntor 2017.

Pasi që procedurat për valën e shitjes së aseteve 37, e aprovuar nga Bordi më datë 21 gusht 2017, dhe valën e shitjes se aseteve 38 e aprovuar nga bordi më datë 1 nëntor 2017, janë përfunduar, AKP njofton se do të vazhdohet me procesin e rregullt të shitjes së këtyre aseteve sipas kalendarit tashmë të publikuar më herët për këto valë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

AKP-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë ndër-institucional me të gjitha institucionet qendrore, e me theks të veçantë në përpjekjet dhe angazhimin për të arritur efektet maksimale në zhvillimin ekonomik të vendit përmes procesit të privatizimit.