Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Anulohet për të katërtën herë tenderi për Planin Zhvillimor të Prishtinës

Foto: Driton Paçarada / KD

Komuna e Prishtinës ka vendosur ta dërgojë sërish në ritenderim projektin për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2018-2026, (PZHK) ndonëse ky projekt, siç tregon edhe vetë emërtimi i tij, është dashur të përfundohej qysh vitin e kaluar.

Kjo është hera e katërt që shpallet dhe anulohet tenderi për PZHK-në e Prishtinës.

Ky tender për herë të fundit ishte shpallur më 21 janar të këtij viti, ndërkaq vendimi për anulimin e tij ishte marrë para një jave, shkruan Koha Ditore.

Tenderi për këtë projekt, një herë ishte shpallur më 29 tetor të 2018-s, pas anulimit pastaj ishte ritenderuar më 26 nëntor 2018. Pastaj sërish ishte anuluar dhe ritenderuar më 24 dhjetor të vitit të shkuar. Prapë ishte anuluar dhe kishte shkuar sërish në ritenderim më 21 janar të këtij viti. Dhe tani sërish është anuluar sipas njoftimit të publikuar të hënën e kësaj jave, ndonëse në dosjen e anulimit të tij thuhet se vendimi për anulim është marrë me datën 13 mars.

Në dokumentin e anulimit të tenderit thuhet se “arsyeja e anulimit të procedurës së prokurimit publik është: sepse një dispozitë e Ligjit kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”.

Përfaqësues të opozitës në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë thënë se kjo tregon për papërgjegjësinë e qeverisjes komunale për t’u marrë me përgatitjen e mirëfilltë të projektit për shpalljen e tenderit....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")