Për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, është vendosur që të anulohet koncerti i paraparë të organizohej këtë mbrëmje në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Koncerti ishte planifikuar të organizohej nga Ambasada Italiane me këngëtarë të rinj të Festivalit Sanremo.
“Për shkak të sulmit terrorist i cili ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, ku për pasojë u vra në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti, anulohet koncerti i organizuar nga Ambasada Italiane me këngëtarët e rinj të festivalit Sanremo, i cili parashihej të mbahej sonte në bulevardin "Xhorxh Bush"”, ka njoftuar në Facebook kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Në sulmin e të dielës në fshatin Banjskë në veri, është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa janë lënduar tre policë tjerë. Po ashtu janë vrarë edhe tre nga sulmuesit.
-
Ambasadori britanik: Serbia të marrë masat e duhura që Radoiçiqi dhe të tjerët të sillen para drejtësisë
-
Shefi i EULEX-it dënon sulmin në veri: Jemi të gatshëm të përkrahim institucionet e Kosovës
-
Italia kërkon që autorët e sulmit në Banjskë të përgjigjen për krimet e tyre
-
EULEX-it rithekson thirrjet e BE-së për llogaridhënie për sulmin në Banjskë
-
Prattipati nderon Bunjakun