Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka njoftuar se të dielën ka filluar procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit për Badocit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ratkoceri ka thënë e mbështesin çfarëdo thirrje për anulimin e këtij vendimi.
Kështu është shprehur ai pasi edhe Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për iniciativën që të hënën të thirret seancë e jashtëzakonshme lidhur me këtë çështje.
“Kemi më shumë se tre orë prej që kemi filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit të dëmshëm për Badoc, me arsyetimin e bashkëngjitur. LVV kishte thënë publikisht se e mbështetë nëse marrim konfirmimet e nevojshme ligjore dhe i’u qasëm në bazë të fjalëve të tyre publike për të vepruar për të mirën e përbashkët. Derisa po merrnim nënshkrimet e nevojshme në terren, pamë që LVV doli me njoftim publik për iniciativën e njëjtë. Shumë mirë. Për ne nuk ka pasur asnjëherë rendësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njëjtë. Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit”, ka shkruar ai.
-
PDK: Do ta anulojmë vendimin për këmbimin e tokave
-
LVV-ja e PDK-ja thërrasin seancë për anulimin e shkëmbimit të pronave
-
Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut
-
Anulohet këmbimi i pronave në Prishtinë, prishet koalicioni qeverisës
-
Të enjten seancë e jashtëzakonshme për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc