Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, u janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Quni tha se në momentin që janë votuar ligjet që të vazhdojnë në një karakter ushtarak, nga ekspertët e fushës është ndërtuar një plan i tranzicionit.
“Në momentin që janë votuar ligjet që të vazhdojmë në një karakter ushtarak, nga ekspertët e fushës është ndërtuar një plan i tranzicionit”, tha Quni.
“Ministria e Mbrojtjes mbi këto specifika që i ka, është duke u përpjekur që në bashkëpunim me institucionet tona dhe me partnerët tanë strategjik që të jetë transparent para qytetarëve dhe komunitetit tonë strategjik”, e citon atë E.O, që raporton nga ky takim.
Quni tha se deri në vitin 2027, FSK-ja do të jetë garantuese e stabilitetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe do të jetë e gatshme të zbarkojë jashtë shtetit nën ombrellën e OKB.
Edhe
Kurti në FSK pritet nga Quni dhe Rama, u premton përkrahje
“Pasi që përfshirja e planit gjithëpërfshirës nuk është vetëm e FSK, ne kemi raporte bilaterale me shtete te ndryshme për programe të ndryshme, siç janë programet e operacionalitetit teknik të FSK-së. E tërë kjo problematikë është sfiduese kur ne e kemi situatën e pandemisë”.
“Përkundër saj që ne ballafaqohemi më këtë situatë të pandemisë, ne besojmë se deri në vitin 2027, FSK-ja do të jetë garantuese e stabilitetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe do të jetë e gatshme të zbarkojë jashtë shtetit nën ombrellën e OKB”, tha Quni.
Të gjitha këto, Quni tha se kanë një kosto të lartë. Ai tha se gjatë kësaj kohë kanë asistuar në shoqërimin e të rikthyerve në Kosovë, nga aeroporti në Qendrën e Studentëve, e shndërruar si karantinë.
“Gjatë kësaj pandemie kemi arritur që t’i asistojmë autoritetet civile, duke e siguruar flotën tonë për t’i shoqëruar qytetarët nga Aeroporti deri në Qendrën e karantinimit, ku kemi bartur mbi 3 mijë qytetarë. Gjithashtu kemi asistuar edhe nëpër komuna për të ndërtuar shtabe e kështu më radhë”.
Rexhep Selimi nga VV-ja pyeti nëse Qeveri ka marrë për bazë kërkesat e tyre.
“Ku kanë ngecur ato ligje. Projektligji për rishikimin e buxhetit. Ne e dimë se pa buxhet asnjë plan-program i juaji nuk shkon përpara. A janë marrë parasysh kërkesat e juaja nga Qeveria”, pyeti Selimi.
E ministri Quni tha se falë përkrahjes së aleatëve ndërkombëtarë, po arrihet që të përmbushen detyrimet, raporton EO.
Edhe
Kurti: Në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, do ta kemi mbrojtjen gjithëpërfshirëse
“Gjithnjë për ta mundësuar arritjen e qëllimeve është kostoja pra është në pyetje buxheti. Ne kur e kemi prezantimin para qeverisë është që ta arrijmë standardin e ushtrive në rajon. Ne nga partnerët strategjikë ne kemi një besim të lartë dhe është një interesim që përveç që buxheti të sigurohet përmes donacioneve të ndryshme, na lehtësohet shumë ky proces”.
“Po ashtu janë programet e industrisë së mjeteve ushtarake, që nga pajisjet ushtarake e deri të pajisjet e IT, që për nga kostoja janë shifra astronomike e që ne e kemi të pamundur ta mbulojmë”, tha Quni.
Ganimete Musliu pyeti ministrin Quni nëse ekziston ende ideja për shërbim ushtarak të detyrueshëm.
“Çështja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, a ka vdekur kjo ide apo ekziston ende plani i shërbimit ushtarak i detyrueshëm. Në buxhetin e kaluar nuk kam parë që të jetë kjo ide, por as në rishikimin e buxhetit nuk e kam parë ende. Na tregoni a është ende kjo ide apo...?”, pyeti Musliu.
Ndërsa ministri Quni tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak merr kohë, por që ende ekziston si ide.
“Është e vërtetë se shërbimi obligator ushtarak merr kohë të gjatë. Ka qenë një pajtueshmëri e ish-Qeverisë Kurti, por edhe tani ekziston ky harmonizim që në një afat ky shërbim ushtarak të jetë i detyrueshëm”.
Edhe
Shërbim ushtarak, në bazë vullnetare
“Është një ide që do ta garantojë stabilitetin dhe integritetin e territorit të Kosovës, por gjithnjë në kuptimin e një edukimi gjeneral”, tha Quni, dhe shtoi se nëse një i ri kalon në këto faza do të jetë shumë më i përgatitur dhe do ta ketë më të lehtë funksionimin e tij.
I pari i FSK-së tha se numri i të infektuarve të ushtarëve është minimal, por që nuk dha asnjë shifër të saktë. /EO