Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ankesat e operatorëve mbajnë peng projektin e rrugës së Tërnit të Ferizajt

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik e ka ritenderuar projektin e rrugës Tërn-Lubovc-Koshare derisa në raundin e parë është bërë përzgjedhja e një kompanie me çmim më të shtrenjtë, ndërkohë ankesat e operatorëve të tjerë e kanë kthyer në pikën zero këtë procedurë.

Sidoqoftë procedurat e tenderimit prej më shumë se një vit po e zvarritin implementimin e këtij projekti në vlerë prej rreth 2.7 milionë eurosh, për të cilin ka planifikuar të investojë Ministria e Infrastrukturës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Banorët kanë thënë se komuna duhet t’i bëjë presion nivelit qendror për shpejtimin e procedurave derisa rruga me gropa prej rreth 10 kilometrash po e vështirëson qarkullimin e qytetarëve.

Arbër Bytyqi, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, ka njoftuar se rreth 10 ditë më parë organi Shqyrtues i Prokurimit Publik e ka ritenderuar këtë projekt derisa janë ngritur disa ankesa nga operatorët më të lirë në këtë tender.

Ai ka bërë me dije se është në dijeni se rruga Tern-Lubovc-Koshare është mjaft e degraduar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm