Punimet e zvarritura në asfaltimin e rrugës së fshatit Kosaqë një pjesë e Komunës së Novobërdës, kurse një pjesë tjetër e Gjilanit e gjatë 4 kilometra do të vazhdojnë për herë të tretë meqë Ministria e Infrastrukturës ka paralajmëruar se do të shpallë tenderin e ri me qëllim vazhdimin e tyre të mbetura në gjysmë që nga 2016-a.
Në ministri thonë se punimet në këtë rrugë janë zvarritur që nga viti 2010 ku për herë të parë punimet në ndërtimin e rrugës së fshatit i kishte zhvilluar kompania private “Magjistralja” , ndërsa punimet për herën e dyte i kishte zhvilluar kompania “Zuka Commerce”. Ndërsa dualiteti i kontratave të nënshkruara, ka bërë që lënda të jetë pjesë e hetimeve të prokurorisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rexhep Kadriu, zv.ministër i Infrastrukturës deklaron se do të shkëpusin kontratën edhe me kompaninë “Zuka Commerce”, në mënyrë që të mundësohet shpallja e tenderit për herë të tretë.
Ndërkaq, thotë se kontesti ka të bëjë me kompaninë private “Magjistralja “ e cila nuk është ndarë e kënaqur me vlerësimin e punës dhe kostos që është bërë në ndërtimin e rrugës në fjalë, duke bërë që rasti të përfundojë në organet e drejtësisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Hetimi i kontratave me operatorë pezullon punimet në rrugën e Kosaqës
-
Ekspertët thonë se projektet e neglizhuara me vite s’mund të përfundojnë për disa muaj
-
Kosova rrezikon edhe një padi në arbitrazhin ndërkombëtar
-
Shkelje në tenderin 110 milionësh, MI-ja vazhdon procedurat tenderuese
-
Shpronësimet vonojnë punimet në magjistralen Podujevë-Prishtinë