Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Anija e Forcës Detare shqiptare shpëton 73 emigrantë në detin Egje

Tiranë, 18 tetor - Anija Lissus e Forcës Detare shqiptare merr pjesë në 2 operacione të ndryshme për shpëtimin dhe parandalimin e emigrantëve në detin Egje.

Në harkun e pak orëve, anija shqiptare diktoi një gomone me 33 persona që po merrte ujë dhe shoqëroi një tjetër me 40 persona të pikasur nga roja bregdetare turke.

{gallery}

Sipas përgjegjësisë, anija shqiptare ka mbajtur në mbikëqyrje gomonen e parë, ku personat në bord po hiqnin ujin me mjete rrethanore. Gjithashtu, ekuipazhi shqiptar, i përbërë nga zhytës dhe infermierë dhe i pajisur me gomonen e anijes, ka qëndruar në gatishmëri për evakuimin e personave në rast emergjent.

Brenda pak minutash të 33 personat në gomone, nga të cilët 19 burra, 6 gra dhe 8 fëmijë sirianë, irakianë, palestinezë dhe kuvajtianë, u imbarkuan në bordin e anijes së Frontex.

Në një operacion të dytë mesnatën e mbrëmshme, anija Lissus ka shoqëruar një gomone me 40 persona, e cila u pikas nga roja bregdetare turke. Anija shqiptare mbajti nën kontroll gomonen, deri në imbarkimin e personave në bord, të cilët u dërguan për veprime në portin e Çeshmes.