Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Anëtarja e KPM-së për gjobitjen e kabllorëve: Ky është hapi i parë

Luljeta Aliu, anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave, është shprehur e bindur se gjobitja me 100 mijë euro e kabllorëve që ndryshuan listën e kanaleve televizive pa paralajmërim, është vetëm hapi i parë në këtë drejtim. Në “Interaktiv” të KTV-së, Aliu ka deklaruar se edhe autoritetet tjera do të merren me rastin, duke shtuar se ka dilema se ka elementë të mashtrimit.

Të premten, katër operatorë kabllorë janë gjobitur nga Komisioni i Pavarur i Mediave për mashtrim të qytetarëve me reklamim të rrejshëm, meqë ndërkohë kanë larguar kanalet televizive nga platforma. “ArtMotion” u gjobit me 64 mijë euro, “Kujtesa” me 26 mijë euro, “IPKO” me 7 mijë euro dhe “Telkosi” me 3 mijë euro. Aliu ka sqaruar se kjo ndarje është bërë në proporcion me përqindjen e ankesave për secilin operator. Numri i ankesave nga qytetarët ishte rreth 340 sosh.

“Vendimi i sotëm iu ka referuar rregullores ekzistuese që ka pasur parasysh vetëm sanksionimin fillimisht të operatorëve, por mendoj se s’është e s’do të mbetet veprimi jonë i vetëm, meqë dëmi ka qenë i madh e s’ka qenë vetëm material, por edhe i humbjes së besimit”, ka thënë ajo, duke shtuar se qytetarët ndihen të mashtruar. “Ky është hapi i parë, në atë se çfarë mundemi. Jam e sigurt se s’do të mbetet me kaq sepse ka edhe elemente të tjera e institucionet e tjera do të bashkërendohen e do të bashkëveprojmë dhe jam shumë e sigurt se mandatin që e kanë do ta marrin shumë seriozisht”.

Aliu ka thënë se institucionet tjera, përfshirë Autoritetin e Konkurrencës, ARKEP-i, Zyra për mbrojtjen e konsumatorit e Inspektorati i Punës do të merren me rastin, e ka shtuar se dilemat për mashtrim do të mund të shërbenin edhe për Prokurorinë për të iniciuar rast.

Anëtarja e KPM-së ka thënë se operatorët nuk i kanë dorëzuar listat e kanaleve televizive. Sipas saj “ArtMotion” ka përdorur si arsyetim heqjen e kanaleve të “DigitAlbit” ndryshimet “në çaste të fundit të negociatave”.

Edhe BE-ja gjobit AliExpressin me 550 milionë euro për mosndalimin e shitjes së produkteve të paligjshme Tech 5 d. më parë BE-ja gjobit AliExpressin me 550 milionë euro për mosndalimin e shitjes së produkteve të paligjshme

Duke folur për rregulloren e re të paralajmëruar, Aliu ka thënë se shumë shpejt qytetarëve do t’u hiqet barra e rrezikut nga përpilimi i kontratave. Ajo ka thënë se rregullorja për pikën që cakton se lista e kanaleve televizive mund të ndryshojë, i përket ARKEP-it. Ajo është shprehur e bindur se me rregulloren e re “do të mbrohen qytetarët”.

Aliu ka thënë se sanksionimi nuk mjafton ndaj operatorëve. Ajo ka sqaruar se vendimi ka qenë masë urgjente e sa ka ankesa të reja për të cilat do të diskutohet së shpejti.