Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot drejtorin e Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, Dardan Nuhiu.
Presidenti përgëzoi drejtorin Nuhiu për anëtarësimin e NJIF-it në Egmont Group. Drejtori Nuhiu u shpreh se anëtarësimi në Egmont Group është bërë pasi Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet.
Tani Kosova ka qasje në të dhënat që ndajnë të gjitha shtetet anëtare që do të kontribuojë në ngritjen e efikasitetit të NJIF-it, por edhe të sundimit të ligjit dhe luftimit të krimeve financiare në Kosovë në përgjithësi.
Presidenti Thaçi u shpreh se NJIF-i, e ka merituar anëtarësimin dhe u shpreh se kjo është edhe një mirënjohje tjetër për të arriturat e Kosovës si shtet dhe hap tjetër në konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës. NJIF Kosova është anëtarësuar në Egmont Group në fund të janarit.
-
Thaçi: Procesi i integrimit të Kosovës në NATO do të jetë shumë i shpejt
-
Thaçi priti kongresmenin amerikan, Devin Nunes
-
Thaçi: Marrëveshja për njohje Kosovë – Serbi përshpejton integrimin tonë në NATO dhe OKB
-
Thaçi: Kosova e angazhuar për një marrëveshje finale të paqes me Serbinë
-
Thaçi në Japoni: Synojmë kapitull të ri për Ballkanin