Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Analisti Kërstiq: Protestat në veri, tjetër manipulim i serbëve nga Vuçiqi

Branislav Kërstiq, analist politik serb nga veriu i Kosovës, ka thënë se protestat e së premtes në veri të Kosovës, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që të mos lejohet organizimi i zgjedhjeve të Serbisë, është tjetër manipulim i serbëve lokalë. Sipas tij, manipulatorët janë presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Lista Serbe.

Serbët të premten, pos veriut, protestuan edhe në komuna tjera. Përpos vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, ata protestuan edhe për shkak të suspendimit të kryetares së se ajo kishte marrë pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

“Ky është një tjetër manipulim klasik i serbëve në Kosovë. Përfundimisht kemi një situatë ku hapet një çështje e thjeshtë, se cili ishte qëllimi i këtyre protestave dhe pse i detyruan njerëzit të dalin në rrugë, veçmas, në momentin kur dihet se Qeveria dhe Kabineti i Presidentit Vuçiq kishte marrë vendim që ato zgjedhje të mbahen në qytetet më të afërta, në jug, gjegjësisht në perëndim të Serbisë. Pra jemi dëshmitarë të një manipulimi të qartë nga kabineti i Vuçiqit dhe Listës Serbe. Kjo nuk është hera e parë që gjithçka i nënshtrohet fushatës së Vuçiqit në prag të zgjedhjeve në Serbi. Protesta do të kishte kuptim nëse do të bëhej presion ndaj Qeverisë së Kurtit për të lejuar zgjedhjet serbe në Kosovë”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së të premten mbrëma.

Sipas tij, Vuçiqi dhe Lista Serbe po luajnë me fatin e serbëve të Kosovës. Protestën e ka parë si një fushatë mbështetjeje për Vuçiqin në zgjedhje. Kërstiq ka thënë se njerëzit që ishin në protestë janë të detyruar të bëjnë një gjë të tillë. Nëse nuk protestojnë, sipas tij, ata do të humbin vendin e punës dhe s’do të jenë më pjesë e buxhetit të Serbisë.

Teksa ka komentuar kërcënimet e Listës Serbe për bojkot të institucioneve të Kosovës, Kërstiq ka thënë se kjo nuk do të ndodhë para zgjedhjeve të 3 prillit.

Edhe Kërstiq: Protestat në veri, manipulim i serbëve nga Vuçiqi INTERAKTIV Kërstiq: Protestat në veri, manipulim i serbëve nga Vuçiqi

Kërstiq ka thënë se vendimit të Qeverisë së Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve të Serbisë, i është gëzuar opozita serbe për shkak të manipulimeve të votave.