Argjipeshkvi i Cetinës dhe mitropoliti malazez i Bregdetit Amfilohije ka deklaruar se vizita e javës së shkuar e kryeministrit malazias Dushko Markoviq në Prishtinë është e turpshme për Malin e Zi, transmeton Koha.net.
Mali i Zi është njëri nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Siç njofton rtcg, mitropoliti ka thënë se këtë nuk do ta kishte bërë kurrë Mali i Zi por pushteti aktual, i cili, tha ai, heq dorë nga Dukagjini dhe bën kufij.
“Unë i kam varrosur ata që Ramush Haradinaj dhe shokët e tij i kanë prerë nëpër Dukagjin në vitin 1999 e tek ai, këto ditë, ka qenë kryeministri ynë”, ka thënë Amfilohije.
Artikuj të ngjashëm
-
Njohjen e pavarësisë së Kosovës, Amfilohije e quajti tradhti e turp të Malit të Zi
-
Kryeministri malazias me paralajmërimin e fundit për Amfilohijen, “mos nxit trazira”
-
Markoviq: Mali i Zi nuk tërheq njohje shtetesh
-
Çfarë thanë Markoviq e Haradinaj për Demarkacionin
-
Kryeministri i Malit të Zi pritet me nderime të larta shtetërore