Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Amfilohije “apel” Vuçiqit për mbrojtjen e Kosovës

Mitropoliti i kishës ortodokse të Malit të Zi, Amfilohije Radoviq ka paraqitur para bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë një dokument të cilin e ka quajtur “Apel për mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”.

Sipas gazetës serbe “Blic”, që edhe e ka publikuar këtë dokument i cili thotë se i ngjan një pamfleti politik, ai injoron dialogun e brendshëm të cilin e ka propozuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Amfilohije beson se konflikti i ngrirë është i vetmi vendim i arsyeshëm, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç mëson “Blic”, Amfilohije këtë dokument e ka prezantuar para bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë në një tubim të mbajtur të dielën në kishën e Shën Nikollës në Radoviqe, Lushticë, dhe e ka ndërmend të kërkojë edhe mbështetjen e brendshme të Kishës Ortodokse Serbe për të.

“Me politikë të papërgjegjshme, duke e pranuar EULEX-in, duke e zhvendosur dialogun për Kosovën dhe Metohinë nën kujdesin e BE-së, me nisjen e dialogut teknik dhe me arritjen e marrëveshjeve jokushtetuese të Brukselit, procesi i shkëputjes së Kosovës e Metohisë ka arritur në një moment shqetësues. Ai proces mundet dhe duhet të ndërpritet”, shkruan në dokumentin që Amfilohije e ka quajtur “Apel për mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”.

Në dokument theksohet se kërkesat e SHBA-së dhe shteteve të fuqishme të BE-së që Serbia dhe Kosova “të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht detyruese dhe që Serbia të pajtohet që Kosova të pranohet në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në, si dhe çdo ndarje e Kosovës dhe Metohisë, është e papranueshme dhe duhen refuzuar njëherë e përgjithmonë”.

Gazeta shton se një pjesë e madhe e këtij teksti i drejtohet presidentit serb Vuçiq.