Ushtarët amerikanë nga Brigada e dytë e Fort Carsonit do të vendosen në Kosovë në pranverë, raporton The Denver Post.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se Batalioni i III i Regjimentit të Kalorësisë 61 do të zëvendësojë ushtarët e Divizionit të 82-të Ajror të vendosur në mbështetje të Grupit Shumëkombësh të Betejës - Lindje në Kosovë, transmeton Koha.net.
“Sipas një raporti të ushtrisë, grupi kryen ‘operacione për mbështetjen e paqes’ dhe përbëhet nga rreth 1,000 trupa nga pesë vende - Hungaria, Polonia, Rumania, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan The Denver Post.
Komandanti Donald Braman thotë se, “ushtarët kanë punuar dhe trajnuar shumë për t’u përgatitur për vendosjen e ardhshme në Kosovë. Jam krenar për ushtarët tanë dhe jemi gati të mbështesim Misionin e NATO-s në Kosovë”.