Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadorja izraelite thellësisht e prekur nga mbështetja e Kosovës

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, tha se Izraeli është në orët më të errëta që prej krijimit të shtetit, para 75 vjetëve.

“Ditën e shtunë, që ishte ditë feste, jemi zgjuar me sirenat e alarmet që thoshin se ka sulme me raketa mbi Izraelin dhe vrapuam në strehimore, duke mos kuptuar qartë se çfarë po ndodhte. Duke ndezur televizorin zbuluam se çfarë po ndodhte, ku qindra terroristë palestinezë të ‘Hamasit’ kishin thyer kufirin e Izraelit, duke hyrë në fshatra izraelite, Kibuts, duke hyrë në baza ushtarake, duke masakruar familje të tëra: gra, vajza, me një sulm me të vërtetë të tmerrshëm”, tha ambasadorja Ziv për RTK.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo, më tej sqaroi se deri më tani rreth 700 njerëz janë të vrarë dhe mbi 2600 të lënduar e të plagosur, ku disa prej tyre në gjendje tejet kritike dhe mbi 130 persona, gra, vajza, fëmijë të moshuar, janë të rrëmbyer, të cilët janë dërguar në Rripin e Gazës.

“Me të vërtetë është një ditë tejet e errët”, tha ambasadorja Ziv. “Jemi thellësisht të prekur e mirënjohës nga mbështetja e palëkundur dhe e shkëlqyeshme që kemi marrë nga miqtë tanë në Kosovë, duke përfshirë partitë në pushtet dhe në opozitë, si dhe nga njerëzit nga të gjitha shtresat kemi marrë mesazhe mbështetëse”.