Gjermania do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri, edhe nëse Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk marrin pjesë në to.
Këtë mesazh u kujdes ta theksonte ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, e cila theksoi mesazhin e dhënë në Tiranë nga ministri i Jashtëm gjerman, Gabriel.
“Sikurse u konstatua dhe nga ministri i Jashtëm federal, zoti Gabriel përpara dy javësh, ne shpresojmë shumë që zgjedhjet të mund të zhvillohen në datën që është dekretuar dhe nga presidenti i Republikës. Shpresojmë që në këtë proces të marrin pjesë sa më shumë parti politike që të jetë e mundur. Nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë t’i mbeten qëndrimit të tyre për të mos marrë pjesë, ky do të jetë një vendim i trishtueshëm për ne. Por ne do t’i njohim këto zgjedhje”, deklaroi Schutz, raporton Tch.
Kjo deklaratë publike bëhet ndërkohë që në takime të ambasadorëve të tjerë me politikanët shqiptarë theksohet nevoja e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën.
Por ambasadorët, ashtu siç konfirmuan pak ditë më parë edhe përfaqësuesit e partive të vogla, kanë theksuar se mospjesëmarrja e disa partive në zgjedhje do ishte vetëm një rresht në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet.
-
Kushtet gjermane për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
-
Ambasadorja gjermane në Tiranë: Mbështesim Ballkanin në BE
-
Edhe Holanda do të njihte zgjedhjet në Shqipëri me gjithë bojkotin nga opozita
-
Berlini kërkon ndërprerjen e bojkotit opozitar në Shqipëri
-
Ambasadorja gjermane në Shqipëri, thirrje opozitës që të hyjë në zgjedhje