Pas ambasadës amerikane, asaj britanike e asaj gjermane, edhe ambasada holandeze në Tiranë thotë se do të njohë zgjedhjet e 18 qershorit edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.
“Pas konsultimit me ambasadat e tjera dhe delegacionin e BE-së në Tiranë, Holanda u bën thirrje të gjitha forcave politike që të vazhdojnë dialogun në përpjekje që zgjedhjet të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare dhe me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë duhet të jenë të përgjegjshëm për stabilitetin e vendit”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga ambasada holandez.
Shqiptarët, vijohet aty, meritojnë zgjedhje me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe megjithëse do të na vinte keq nëse opozita i bojkoton, vetë zgjedhjet do të vlerësohen në bazë të standardeve ndërkombëtare, raporton tch.
Më pas, në deklaratë përmenden reforma në drejtësi dhe pesë prioritetet për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
-
Hapja e negociatave me BE-në, Holanda “zbut” qëndrimin ndaj Shqipërisë
-
Qeveria holandeze propozon çeljen e negociatave me kusht mes Shqipërisë dhe BE-së
-
Holanda s’tërhiqet nga “JO-ja” për Shqipërinë, kërkon plotësim kushtesh para negociatave
-
OSBE bashkon në Tiranë partitë për të nisur një dialog mbi reformën zgjedhore
-
KE thotë se për zgjedhjet duhet pritur Kushtetuesja, nxit palët për reformë zgjedhore