Vetëm pak minuta pasi përfundoi takimin me përfaqësuesen e diplomacisë amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka pritur në zyrë një tjetër diplomat të rëndësishëm.
Ambasadori i Bashkimit europian në Shqipëri, Luigi Sorecën ka zbarkuar në zyrën e kryedemokratit pas ngjarjeve të njëpasnjëshme të orëve të fundit, që nga vendimi i kolegjit zgjedhor për të mos njohur dekretin e presidentit e deri te deklaratat e këtij të fundit se vetëm ai vendos për datën e zgjedhjeve.
Basha deklaroi pas takimit me përfaqësuesen amerikane se nuk preferonte ti bënte publike temat e diskutimit me të huajt, por ndërkohë këto takime vijnë vetëm 5 ditë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dyshimet janë se kjo vjen në vazhdën e presionit ndërkombëtarë që mund të ketë nisur të ushtrohet mbi aktorët politik për zgjidhjen e krizës së thellë politike.
-
Escobar pritet të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme
-
Basha mbledh kryebashkiakët e djathtë, a do t'ua lëshojnë zyrat ftuesve socialistë?
-
Drejtuesja e ODIHR, Glover, takim me Bashën
-
Meta takon me ambasadorët e BE-së, i informon për shtyrjen e zgjedhjeve
-
Basha mbledh në seli aleatët për aksionin opozitar