Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori japonez në Austri vëzhgon punimet në urën e Ibrit

Ambasadori i Japonisë në Austri, Kiyoshi Koinuma dhe sekretarin e parë e kësaj ambasade dhe përgjegjës për Zyrën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, sot kanë vëzhguar punimet që janë duke u bërë në urën e Ibrit në Mitrovicë.

Gjatë takimit me kryetarin e Mitrovicës Jugore, Agim Baftiri, ambasadori japonez ka thënë të ketë dëgjuar për problemet lidhur me urën dhe shpreson që së shpejti të tejkalohen këto probleme.

Qëllimi i vizitës së tij ishte që të njoftohet me pesë komunat e Kosovës, të cilat kanë fituar grande nga qeveria e Japonisë.

“Qëllimi i vizitës time në Kosovë është që të njoftojmë pesë komunat e Kosovës për grandet që për to ka nda Qeveria e Japonisë, për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të shëndetësisë dhe arsimit. Nga këto grande do të ndërtohen ambulanca e shkolla, si dhe do të sigurohen pajisje të nevojshme për këta sektorë”, tha ai.

Kryetari Bahtiri gjatë takimit ka folur për prodhimin e kërpudhave “Hirano Mushroom”, derisa ka ftuar për investime në Mitrovicë e Kosovës.

Ndërkaq, sekretari i parë i ambasadës së Japonisë në Vjen dhe përgjegjës për Zyrën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, pasi dëgjoi nga kryetari Bahtiri për problemet në shëndetësinë e komunës, premtoi sigurimin e mjeteve të tjera për blerjen e aparatit të mamografit më bashkëkohor, meqë mungonin këto mjete, pasi që komuna ka arritur deri tash që të sigurojë vetëm rreth 40.000 euro.