Ambasadori i Italisë në Serbi, Luka Gori, ka thënë se nuk ka ardhur ende momenti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) dhe se duhet “progres esencial” në formimin e Asociacionit për t’u arritur një gjë e tillë.
“Ky është pozicioni që ka marrë Italia bashkë me Francën, Gjermaninë dhe shtetet e tjera të BE-së dhe kjo është çfarë duam të arrijmë në Strasburg”, ka thënë Gori për “Tanjug”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasadori shtoi se qëndrimi i Italisë është shumë i qartë dhe se Roma beson se Asociacioni është element kyç për procesin e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Franca dhe Gjermania kanë kërkuar kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk pranon që këto dy çështje të lidhen me njëra-tjetrën. Ndërkohë, Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën pa kushte.
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur absurd kushtëzimin e të dyja shteteve që Kosova ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës mblidhet më 16 dhe 17 maj. Por ende nuk dihet nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës për t’u votuar si anëtarja më e re e Këshillit të Evropës.