Ambasadori i gjerman në Kosovë, Jörn Rohde sot ka filluar punën në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Twitter, të cilën e ka shoqëruar me një fotografi nga terasa e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, ka njoftuar se sot do të dorëzojë letrat kredenciale si përfaqësues diplomatik i Gjermanisë, pas mbërritjes së tij në Kosovë.
“Të dashur ndjekës, në këtë ditë të bukur gruaja ime Sonia Lapointe dhe unë kemi mbërritur në Kosovë. Sot do të dorëzoj kredencialet e mia”, ka shkruar Rohde.
Që nga viti 2016 ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë ka shërbyer si ambasador në Sri Lanka dhe Maldive.
Ai këtë pozitë e merr pas përfundimit të mandatit të ish-ambasadorit, Christian Heldt.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania pret thellim të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës
-
Rohde: Gjermania vazhdon të jetë partner i madh i Kosovës
-
Rainer Rudolph emërohet ambasador i Gjermanisë në Kosovë
-
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Rohde
-
Rohde në takim me Kurtin kërkon formimin e shpejtë të qeverisë