Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka nisur me një gabim në Twitter ditën e dytë të tij të punës. E këtë e ka bërë pas një takimi me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila tashmë është bërë e njohur me huqjet në këtë rrjet social.
Teksa ka njoftuar për zyrtaren e parë ndërlidhëse të Kosovës në Departamentin e Shtetit në SHBA, Hovenier ka etiketuar një llogari të gabuar në vend të asaj të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Bisedime produktive me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, dhe i frymëzuar që takova Merdiana Lecin, diplomaten e parë të Kosovës që do të shërbejë si zyrtare ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit në Washington. Ky program do të përforcojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin SHBA-Kosovë në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, ka shkruar Hovenier në postimin me “huqje”.
Productive discussion with @MFAKosova Gervalla & inspiring to meet Merdiana Leci, Kosovo’s first diplomat to serve as a liaison officer at the @StateDept in Washington. This program will strengthen U.S.-Kosovo understanding & cooperation on shared foreign policy priorities. pic.twitter.com/CXQGGJ66cA
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 11, 2022
Muajt e parë të Gërvallës në postin e ministres u përcollën me shumë gafa e kritika. Të shumta ishin cicërimat me gabime në profilin personal dhe atë të Ministrisë.
Duke ngushëlluar për vdekjen e ish-komandantit të KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt, Donika Gërvalla iu referua atij si komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë. Por komandanti i parë i KFOR-it ishte sir Michael David Jackson.
Edhe
Personalitetet 2021/ Donika Gërvalla: Ministrja e gafave
Kur ndodhi shpërthimi në Spitalin e Tetovës, teksa shprehu ngushëllime për familjarët e personave që humbën jetën, Gërvalla ia huqi sërish. Në vend se të etiketojë ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i bëri tag një tifozi të lojtarit Zlatan Ibrahimoviq. Ajo kishte postuar një fotografi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke e paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Por në vend se të vinte flamurin e NATO-s, e vendosi flamurin e OKB-së. MPJ-ja ia huqi edhe në urimin për ditën e pavarësisë së Andorrës, duke e uruar atë me flamur të Moldavisë.
-
Hovenier përmbyll misionin si ambasador: SHBA-ja dëshiron të shohë përparimin dhe sukseset e Kosovës
-
“Garë” mes Osmanit dhe Gërvallës për ceremoninë e inaugurimit të Ambasadës në Bogota
-
Beteja diplomatike mes Kosovës e Serbisë zhvendoset në New York
-
Gërvalla-Hovenierit: Ka nevojë për bashkëpunim më intensiv midis Kosovës e SHBA-së