Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet 2021/ Donika Gërvalla: Ministrja e gafave

Gafat dhe kritikat e shoqëruan ministren e Punëve të Jashtme në muajt e parë të qeverisjes. Të shumta ishin cicërimat me gabime në profilin personal dhe atë të Ministrisë.

Duke ngushëlluar për vdekjen e ish-komandantit të KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt, Donika Gërvalla iu referua atij si komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë. Por komandanti i parë i KFOR-it ishte sir Michael David Jackson.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur ndodhi shpërthimi në Spitalin e Tetovës, teksa shprehu ngushëllime për familjarët e personave që humbën jetën, Gërvalla ia huqi sërish. Në vend se të etiketojë ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i bëri tag një tifozi të lojtarit Zlatan Ibrahimoviq. Ajo kishte postuar një fotografi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke e paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Por në vend se të vinte flamurin e NATO-s, e vendosi flamurin e OKB-së. MPJ-ja ia huqi edhe në urimin për ditën e pavarësisë së Andorrës, duke e uruar atë me flamur të Moldavisë.

Veç gabimeve në përmbajtjen e reagimit, Kosova u paraqit si superfuqi që është e gatshme t’u asistojë SHBA-së, NATO-s dhe BE-së për t’ia ndalur hovin Rusisë. Shefja e diplomacisë nuk e arriti asnjë njohje e nuk u bë asnjë aplikim në organizatat ndërkombëtare.