Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka deklaruar se Gjermania mbështet dialogun Kosovë-Serbi si dhe ndërmjetësimin e BE-së në këtë proces.
Ai shpreson që formati i dialogut do të mbetet i njëjtë dhe i ka bërë thirrje Prishtinës që të heq taksën, raporton EWB.
“Marrëveshja duhet të bazohet në parime multietnike, të sigurojë të drejta për pakicat dhe standarde demokratike. Veç kësaj, duhet t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit”, ka theksuar Shieb, transmeton Koha.net.
Ambasadori ka mirëpritur arritjet e deritashme, siç është liria e lëvizjes, njohja reciproke e diplomave si dhe përmirësimet në fushën e telekomunikacionit dhe drejtësisë, që ka sjellë standarde më të mira jetese për serbët dhe shqiptarët.
Sipas tij, Beogradi dhe Prishtina duhet të ulen dhe të negociojnë në mënyrë që të arrijnë këto zgjidhje.
Ai kujtoi se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një prej kushteve që Serbia duhet t’i plotësojë drejt procesit për anëtarësim në BE.
-
Ambasadori gjerman në Beograd thotë se qeveria e re e Kosovës duhet ta heq taksën
-
Ambasadori gjerman tregon se ç’pritet nga takimi Kosovë – Serbi në Berlin
-
Ambasadori gjerman në Beograd: Duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel
-
Ambasadori gjerman në Serbi: Të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme në dialogun Kosovë - Serbi
-
Gjermania vlerëson se vazhdimi i dialogut me Serbinë është thelbësor për zhvillimin e Kosovës