Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë pozitë.
Ministrat e Jashtëm të BE-së do ta japin pëlqimin përfundimtar të hënën, në mënyrë që Sorensen të nisë mandatin e tij nga fillimi i shkurtit.
Të dërguarit aktual, Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.
Radio Evropa e Lirë kishte mësuar ditë më parë nga burime diplomatike në BE se emri i Sorensenit ishte dërguar për miratim edhe te vendet anëtare të bllokut./ REL
-
BE-ja pret më shumë përparim me Sorensensin lehtësues dialogu
-
Lajçaku takohet me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi
-
Sorenseni edhe formalisht zgjidhet si pasardhës i Lajçakut për dialog
-
Sorensen konfirmohet nga ambasadorët e BE-së si emisar për dialogun
-
Sorensen do të jetë lehtësuesi i ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi