Ministrja për Evrointegrime e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, pas takimit me ambasadorët e shteteve anëtare të BE në Bruksel, tha se askush nuk ka përmendur përfshirjen apo ndryshimin e dialogut Kosovës-Serbi.
Ajo tha se gjatë takimit me ambasadorët paraqiti argumentet e Serbisë rreth rolit në marrëveshjet e Brukselit, mënyrën e arritjes dhe zbatimit të tyre.
"Nuk ka pasur ndërhyrje në lidhje me përfshirjen e drejtpërdrejtë apo ndryshimin e formatit. Procesi në vetvete është i komplikuar dhe ka shumë vështirësi dhe pasiguri, por ka kuptim dhe perceptim se Beogradi është ai që ka detyrimet e veta në mënyrën që ka nënshkruar dhe përmbushur, ndërsa të tjerët nuk janë", tha Joksimoviq.
Ajo theksoi se Serbia tash pret të shohë rezultatet për statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, afati për të cilin kalon pas tre muajsh,
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
BE-ja nuk është e kënaqur me dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi
- As në 2026-n nuk do të ketë progres domethënës në dialogun Kosovë – Serbi
-
Asgjë e re në dialog
-
Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia