Sekretari i parë i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Nikollë Lulgjuraj, ka deklaruar se ambasada i ka kërkuar nivelit qendror malazez që ta hapë kufirin me Kosovën. Ka kërkuar edhe lehtësim masash, e në veçanti për qytetarët kosovarë.
“Neve si ambasadë na janë paraqitë shumë njerëz, që janë të interesuar me shku në pushime në Mal të Zi. Kanë vikendica (shtëpi pushimi) atje e normal edhe të tjera punë. Ka presion këtu në ambasadë por ne në ambasadë kemi ndërmarrë një masë dhe i jemi drejtuar qeverisë me një shkresë për ta rishqyrtuar situatën, posaçërisht me Kosovën”, ka thënë Lulgjuraj për emisionin SOT në Kohavision.
Ai e ka konfirmuar se ka presion edhe nga ana e komunave shqiptarëve që presin për çdo vit turistë nga Kosova.
Lulgjuraj po ashtu ka pohuar se ekonomia e Malit të Zi ka varësi të madhe nga turizmi, duke qenë se sipas tij, e përbën gjysmën e me gjasë më shumë se gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto (GDP-së) së saj.
Derisa ende nuk ka diçka konkrete, kryetari i komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe kryetari Kuvendit Komunal Ilir Çapuni kanë paralajmëruar hapjen e kufirit brenda kësaj jave.
Më poshtë mund t’i ndiqni edhe mendimet e qytetarëve për këtë çështje.
-
Rudolph fton Kosovën të mos humbë kohë: Kufiri i BE-së mund t’iu ndajë me Shqipërinë
-
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës
-
Deklarata e Vuçiqit nxit përplasje mes Malit të Zi dhe Serbisë
-
Vlahoviq: Sot Mali i Zi është nën ndikim të Serbisë
-
Ish-ministri malazias: Me njohjen e Kosovës e dëshmuam se ishim të pavarur nga Serbia