Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e Legjislaturës VII të Kuvendit të Kosovës teksa ka deklaruar se formimi i qeverisë së re është tejet i vonuar.
Sot në seancën konstituive të Legjislaturës VII kryeparlamentar u zgjodh Glauk Konjufca i Vetëvendosjes që mori edhe vota të LDK-së, me të cilën parti VV-ja nuk ka arritur deri tash që të sigurojë marrëveshjen për bashkëqeverisje.
“Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës dhe urojmë kryeparlamentarin e ri Glauk Konjufca dhe nënkryetarët e rinj për zgjedhjet e tyre. Pothuajse tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, formimi i qeverisë është tejet i vonuar”, thuhet në urimin e kësaj ambasade.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadori britanik bën thirrje që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi
-
Ambasadori britanik: E rëndësishme që qeveria të formohet me kohë
-
Seanca për formimin e Qeverisë së re pritet të mbahet në ora 16:00
-
Sot mblidhet Kryesia e re e Kuvendit, Kosova ende pa qeveri
-
Teksa formimi i qeverisë po vonohet, atë e presin shumë sfida