Ambasada britanike ka përshëndetur zgjedhjen e Vlora Spancës në postin e Auditores së Përgjithshme.
Ambasada ka thënë se e kanë mirëpritur zgjedhjen e Spancës në këtë pozitë.
Vlora Spanca është rekomanduar si kandidatja me rangimin më të lartë nga ekspertët e Britanisë së Madhe të cilët e kanë mbështetur panelin për të siguruar transparencë dhe rekrutim në bazë të meritës.
“Projekti jonë i rekrutimeve vazhdon t’i mbështesë shumë procese tjera të rekrutimeve dhe ne i inkurajojmë profesionistët në veçanti gratë të aplikojnë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Vlora Spanca ka marrë 33.0 pikë nga Ambasada Britanike, duke u renditur si kandidatja me më së shumti pikë. Pas saj është Bezad Halilaj me 24.5 pikë, Skender Haziri me 24.0 pikë, Ujkan Bajra me 23.5 pikë dhe Bedri Peci me 23.0 pikë.
-
Vlora Spanca i propozohet Kuvendit për Auditore të Përgjithshme të Kosovës
-
Auditorja e Përgjithshme sqaron arsyet e kërkesës për uljen e pagës
-
Auditorja e Përgjithshme kërkon t’i ulet paga, Kuvendi nuk ia aprovon kërkesën
-
Auditori: Prishtina ka dështuar në menaxhimin e mbeturinave
-
Spanca: Për mbindërtimet pa leje, në Shqipëri SPAK-u ngre aktakuzë